Shyqyri Haxha shpallet i pafajshëm

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 14:25 | Nga

Ish-kryeshefi i Postës dhe telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai u shpall i pafajshëm sot nga trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancën e fundit prokurorja, Fikrije Fejzullahu, kishte kërkuar dënimin e Haxhës ndërsa avokati i tij dhe vetë Shyqyri Haxha kanë kërkuar pafajësinë.

Haxha akuzohej se brenda periudhës 2009- 2011 ka keqpërdorur pozitën ngase ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë dhe ngarkesave tjera në vlerë prej 2.000 eurosh për çdo muaj, e cila shumë arrin në gjithsej 53 000 euro.

Prokuroria pretendonte se 28 mijë euro nga kjo shumë Haxha i kishte tërhequr në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër prej 25 mijë eurove me anë të xhirollogarisë bankare./kallxo.com/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme