Si dhe a po e shkelin privatësinë mediet online

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 19:26 | Nga

Synimi për rritjen e lexueshmërisë së medieve online, shpeshherë çon në shkeljen e privatësisë së individit. Nuk janë të rralla rastet kur portalet e ndryshme zbulojnë identitetin e viktimave përmes fotografive pa autorizim të askujt, raporton KTV.

Vrasja e Aulon Zekës dhe Artan Hazirajt dhe së fundi aksidentimi me fatalitet i Elita Ibishit, janë vetëm disa nga rastet kur mediat në vend kanë zbuluar identitetin e viktimave përmes fotografive të nxjerra nga facebooku.

Personat që humbin jetën si pasojë e një aksidenti apo çfarëdo lloj fatkeqësie, e që nuk janë me përgjegjësi publike, sipas kodit etik të medieve, duhet të trajtohen vetëm me iniciale.

Mirëpo, ajo çfarë bëjnë mediat online në vend është përtej privatësisë së individit.

Sipas asistentit të profesorit të Etikës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Dren Gërguri, publikimi i tyre po e devijon qëllimin e raportimit.

Publikimi i këtyre fotografive që shpesh nxjerr viktimat në momente të ndryshme sa ishin gjallë, sipas profesorit të Psikologjisë, Dashamir Bërxulli, ka efekt negativ te familja e individit.

Profesori Gërguri thotë se raportimet kanë për synim rritjen e klikueshmërisë dhe nuk respektojnë normat etike.

Këshilli të cilin udhëheq Nehat Islami brenda muajit arrin t’i trajtojë së paku 10 raste të ankesave për shkelje.

Mirëpo, ajo çfarë i mundësohet si këshill është vetëm dënimi moral ndaj mediumit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme