Ekonomia Online
FUNDIT

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mbrëmje më vonë priten reshje lokale shiu Fushat e presionit të ulët që ndodhen mbi rajon, do të kushtëzojnë në fundjavë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e të shtunën gjatë natës priten edhe reshje lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather. […]

Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mbrëmje më vonë priten reshje lokale shiu

Fushat e presionit të ulët që ndodhen mbi rajon, do të kushtëzojnë në fundjavë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e të shtunën gjatë natës priten edhe reshje lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të sjellin mot të butë, me temperatura mbi vlera mesatare.

“Ditën e hënë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ku do të favorizojnë mot të butë, me intervale më të gjata me diell. Nga dita e martë një vorbull ciklonike e fuqishme që do të formohet në Mesdhe, do të filloj të zhvendoset mbi rajon, ku pritet të sjellë vranësira dhe erëra, e ditën e mërkurë parashihen mundësi të reja për reshje më të qëndrueshme shiu”, thekson PW.

Parashikimi për datat 9-13 nëntor:

9.11 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e më vonë gjatë natës priten reshje lokale shiu.

10.11 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.

11.11 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.

12.11-13.11 – Ditën e martë, kryesisht me vranësira dhe erë. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohë pas kohe me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryjnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.

Të ngjashme