Si do të ndikojë rrjeti 5G në shëndetin tonë?

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Tashmë e dimë se 5G e shënon standardin super të shpejtë të komunikimit mobil të gjeneratës së pestë. Megjithatë, ka shumë pyetje të papërgjigjura të lidhura me këtë nga pikëpamja mjekësore.

A është teknologjia e ardhshme plotësisht e sigurt? Çfarë lloj rrezatimi përdor rrjeti 5G dhe si mund të ndikojë ai në njeriun?

Në vijim ju sjelli pikëpamjet e ekspertëve. Sarah Driessen nga Qendra Kërkimore për kompatibilitetin e sistemit dhe mjedisit elektromagnetik në Universitetin Aachen iu përgjigj pyetjeve të mediave.

“Është demonstruar qartë se fushat me frekuencë të lartë kanë efekt termik. Këtë e dimë nga furrat me mikrovalë. Megjithatë, ky efekt është shumë më i dobët në komunikimin mobil. Për ta shmangur dëmin në shëndet, telefoni juaj duhet të rrezatojë më pak se 2 vat për kilogram. Kjo quhet vlera SAR (Specific Absorption Rate – norma specifike e absorbimit)”, shkruan sot Koha Ditore.

Në pyetjet e përhershme se si të mbrohemi nga rrezatimi ekspertët gjithmonë këshillojnë që t’i mbani pajisjet sa më larg nga koka. Rekomandohet të përdorni kufje, të flisni përmes altoparlantit ose ta përdorni telefonin fiks kur është e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme