SBASHK vlerëson se mësimdhënësit nuk duhet të vlerësohen përmes testimit, kërkojnë të shtohen kapacitetet e inspektorëve
Me të ardhur në krye të ministrisë së arsimit, Arbërie Nagavci ka përmendur ndryshime në procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.
Madje duke thënë se ky vlerësim duhet të japë rezultate reale, në një intervistë ka përmendur që është diskutuar edhe testimi i stafit të mësimdhënësve.
Mirëpo një opsion i tillë sipas kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt as që duhet të diskutohet.
Sipas Jasharajt mënyra më e përshtatshme për të vlerësuar mësimdhënësit, është përmes inspektorëve.
Ndërsa Rinor Qehaja nga Instituti Edguard ka thënë se deri më tani ka munguar një vlerësim i duhur i performancës.
Ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë thënë që janë në finalizim të programit dhe se vlerësimi i performacës duhet të jetë i mirë planifikuar dhe organizuar.