Si e braktisëm Valbonën

Prishtinë | 16 Tet 2016 | 13:14 | Nga

Ta gëzojmë Valbonën e shkatërruar dhe jo shumë vonë edhe Thethin e shkatërruar. Do të vazhdojë të shkatërrohet krejt lugina e Valbonës se mbi të do të ndërtohen edhe 9 HEC-e të tjera. Më tej akoma, shkatërrimi do të vazhdojë edhe mbi lumin e Shalës, që prek parkun kombëtar të Thethit. Edhe atje do të ndërtohen HEC-e, edhe mbi lumin e Currajve të Epërm do të ndërtohen HEC-e.

Valbona po shkatërrohet. Fotografitë që publikojmë sot janë fakt i pakundërshtueshëm se Valbona po shkatërrohet me shpejtësi. Pak ditë më parë, kolegu ynë Ilir Seci ka shkruar mbi heshtjen kolektive për këtë shkatërrim. Në të vërtetë askush nuk po flet e shumë rrallë duket ndonjë artikull apo reagim në media për Valbonën.

Një heshtje vrastare siç e quan kolegu Seci. Pak ditë më parë, dy këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare paralajmëruan një protestë në Valbonë me parullën “Mos ma prek Valbonën”. Elina Duna e Eda Zari publikuan në rrjetet sociale nismën e tyre dhe paralajmëruan se të tjera njoftime do të vazhdonin në profilet e tyre për organizimin e protestës.

Prej atij momenti në të vërtetë nuk ka më asnjë njoftim, asnjë thirrje tjetër për të ndalur rrënimin e Valbonës. 27.al ka bërë përpjekje për t’i kontaktuar por s’ka asnjë reagim. Thua të jenë bindur edhe ato se ky nuk është shkatërrimi i Valbonës?! Ndoshta projektet e qeverisë dhe ish-qeverisë i kanë bindur ato se nuk po shkatërrohet Valbona, por prej saj po kërkohet të përfitohet pak energji elektrike për disa klientë të qeverisë e ish-qeverisë.

Por, Valbona po shkatërrohet dhe ja se si:

valbone

valbone4

valbone5

valbone8

valbone9

Këto foto që patë më lart ngjajnë kaq shumë me gjithçka ndodh në Shqipëri. Kjo është filozofia, me të cilën në shqiptarët kemi vendosur t’i qasemi vendit tonë, pasurive tona natyrore, vlerave tona si shoqëri.

Kështu do të vazhdojë të shkatërrohet krejt Lugina e Valbonës, se mbi të do të ndërtohen edhe 9 HEC-e të tjera. Më tej akoma, shkatërrimi do të vazhdojë edhe mbi lumin e Shalës, që prek Parkun Kombëtar të Thethit. Edhe atje do të ndërtohen HEC-e edhe mbi lumin e Currajve të Epërm do të ndërtohen HEC-e. Gjithkund e kudo veçse shkatërrim. Le të vazhdojmë shkatërrimin e Valbonës, Thethit dhe gjithçka tjetër e mbi to të ndërtojmë perandorinë e plehrave, hashashit e koncesioneve.

Ta gëzojmë Valbonën e shkatërruar. Elina Duni e Eda Zari, kur të vijnë më 28 tetor, (nëse vijnë për protestën e paralajmëruar), le të marrin gërshërët me vete se s’ka mbet’ gjë tjetër, veçse të presin shiritin e inaugurimit të HEC-t të parë mbi Valbonë. Të gjithë ne bashkë me Elinën e Edën le të inagurojmë shkatërrimin e Valbonës e bashkë me të edhe shkatërrimin e plotë të vlerave të shoqërisë tonë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme