Brooklyn Beckham ka zbuluar se ai nuk e kishte ditur deri në moshën 13 vjeçare se prindërit e tij ishin të famshëm.
Duke folur për Wonderland Magazine ia ka thënë; “unë nuk e kam ditur se prindërit e mi ishin të famshëm deri kam mbushur 13 vjet”.
Tinejxheri ka shpalosur edhe momentin kur e kishte marrë vesh se ishte fëmija i dy prindërve që i njihnin të gjithë.
“Shkova në një ndeshje futbolli dhe njerëzit po e brohorisnin emrin e babait tim dhe unë mbeta i shtangur”.
Brooklyn që ka mbi nëntë milionë përcjellës në Instagram, është gati ta publikojë albumin e tij të parë me fotografi këtë verë.
“Është shumë emocionuese për mua që ta publikoj punën time dhe dua t’u tregoj njerëzve se nuk po e bëj këtë vetëm për shkak se jam djali i kujt jam”.
Brooklyn është vëllai i madh i Romeos, 14 vjeçar, Cruzit, 11 vjeçar dhe Harperit, pesë vjeçar.