Fisnik Syla, djaloshi nga Gjilani, përveç që njihet si i dashuri i Fjolla Morinës, këngëtares së njohur kosovare, ka rastisur që është i njohur edhe për diçka tjetër në Shqipëri.
Kjo pasi që ai ka marrë paratë e familjes Shkreta nga Durrësi për një vend pune të riut me dokumente të rregullta, në Belgjikë, njofton Klan Kosova.
Gjilanasi i kërkoi 10 mijë e 500 euro kësaj familjeje si fillim, për të bërë dokumentet gati, që më pas të mundësohej dërgimi drejt shtetit belg të djalit të Naxhije Shkretës, djaloshi i saj e kishte njohur atë përmes rrjetit social në instagram.
Pas raportimit në media nga familja që pretendojnë që u mashtruan, ai më pas i kishte kthyer paratë në llogarinë bankare kësaj familjeje pas presionit mediatik.