Suzana Vasiljeviç është këshilltare e presidentin serb Aleksandar Vuçiç për gjashtë vjet. Ajo rrallë shfaqet në mediat. Këtë herë këshilltarja e tij ka zbuluar se si është të punosh me Vuciqin.
Kur u pyet se çfarë lloj shefi është ai, gjithmonë përgjigjet me një buzëqeshje – i komplikuar!
“Ai është shumë i përgjegjshëm, është shumë detaist, kërkon një përqendrim prej 24 orësh në ditë. Ai kurrë nuk dëshiron ta humbasë asnjë informacion pa marrë parasysh sa orë ka gjumë në sy ose edhe nuk ka fjetur fare, kërkon saktësi, seriozitet, nuk është e lehtë ta ndjekësh atë, ai ka pak bashkëpunëtorë, jo sepse nuk do por sepse pak njerëz mund ta ndjekin këtë ritëm”, ka thënë ajo.
Vasiljeviç shton se Vuçiç, ndonëse vepron ndryshe, pranon kritika dhe është shumë i lumtur nëse vjen nga dikush që ai i beson.
Thotë se Vucic nuk i jep shumë kohë për ta takuar familjen.