Minatori i Trepçës, Bedri Ibishi nuk e kishte hapur kurrë një pako të cigareve, prej kur i ra në dorë, në shkurt të 1989-s.
Datat që i shkroi në pakon e cigareve “Lord”, ishin të ditëve të cilat ai i kaloi duke marrë pjesë në grevën e minatorëve të Stantërgut.
Në fakt, duhani ishte njëri prej shoqëruesve më të dashur të minatorëve, gjatë grevës tetëditëshe dhe nuk është se ata kishin mungesë cigaresh.
Me xehetarët ishte solidarizuar krejt Kosova dhe qytetarët po dërgonin në Stantërg gjithçka për heronjtë e tyre të nëntokës.