Si ka ndryshuar mënyra e të bërit terrorizëm

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 21:23 | Nga

Shpërthimi në stadiumin e Mançesterit, për të cilën po hetohet si një akt terrorist, rezulton të jetë një nga sulmet terroristë më vdekjeprurëse në Evropën Perëndimorë që prej 2015.

Londër

Pjesa më e madhe e sulmeve terroriste në Evropën Perëndimorë përgjatë viteve të kaluara kanë pasur lidhje me Shtetin Islamik. Dy më vdekjeprurëset, sulmi në Paris në Nëntor 2015 dhe ai në Bruksel në 2016, ishin të orkestruara nga Shteti Islamik, të kryera nga rekrut të trajnuar në Irak dhe Siri.

Terrorizmi i ri

Pesë nga sulmet janë kryer nga njerëz të armatosur, dhe në 4 tjera janë përdorur mjetet trasnporti si armë, duke përfshirë edhe sulmin e vitit të kaluar në shëtitoren në Nice të Francës, ku u vranë 84 vetë.

Paris, 8 Janar 2015

Terroristë të armatosur me armë automatike vranë 17 persona në redaksinë e gazetës satirike Charlie Hebdo dhe në zonën përreth.

Kopenhagen, 15 Shkurt 2015

Një njeri i armatosur duke gjuajtur kalimtarë, vrau dy të huaj dhe 5 oficer policie.

Villejuif, France, 19 Prill 2015

Një burrë i armatosur qëlloi dhe vrau një grua në makinën e saj. Besohet se ai ishte duke planifikuar sulmin në një manastir, por gabimisht qëlloi veten në këmbë.

Paris, 13 Nëntor 2015

Nga një seri sulmesh të koordinuara me bomba dhe armë nëpër Paris, mbetën të vrarë 130 vetë.

Bruksel, 22 Mars 2016

Dy bomba ishin vendosur në aeroportin e qytetit dhe një e tretë shpërtheu në një stacion nëntokësor.

Magnanville, France, 13 Qershor 2016

Një kapiten policie dhe shoqëruesi i tij u therën në mënyrë makabre në shtëpinë e tyre, në një qytet të vogël në veriperëndim të Parisit.

Nice, France, 14 Qershor 2016

Një burrë i cili ngiste një kamion e përplasi atë në një shëtitore plot me njerëz, të cilët ishin mbledhur aty për të festuar Ditën e Bastijës.

St.-Étienne-du-Rouvray, France 26 Qershor 2016

Dy burra të armatosur me thika hynë një kishë të vogël dhe vranë një prift francez.

Berlin, 19 Dhjetor 2016

Një burrë përplasi një kamion në një dyqan.

Londër, 22 Mars 2017

Një shofer shkeli këmbësorët në Urën e Uestminsterit dhe u përpoq të hynte në Parlament para se të qëllohej dhe të vritej nga policia.

Stokholm, 17 Prill 2017

Një burrë në një kamion u fut në një turmë në një rrugë tregtare derisa u përplas me një dyqan.

Paris, 20 Prill 2017

Një njeri i armatosur që përdorte një pushkë gjuajti dhe vrau një oficer policie në Champs-Élysées para se të vritej.

Londër, 23 Maj 2017

Një shpërthim në një koncert vrau njerëz dhe rreth një duzinë mbetën të plagosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme