Instagrami feston 10-vjetorin e krijimit dhe për këtë arsye, po u lejon përdoruesve që të përdorin ikonat e vjetra të platformës, duke përfshirë edhe logon klasike të kamerës retro, e para që u përdor, e cila u bë njëkohësisht element kryesor për smartphones (telefonat inteligjentë) në të gjithë botën.
Instagram u lançua më 6 tetor të vitit 2010 dhe ikona e parë ishte një model i një kamera Polaroid. Më pas u përdor ikona në ngjyrë kafe për disa vjet, derisa Facebook bleu kompaninë dhe publikoi logon me dizajnin modern.
Për të vendosur logot ikonike, duhet të shkoni te Settings dhe më pas të tërhiqni të gjithë ekranin poshtë. Do të shihni një seri me emoji dhe më pas do të shfaqen 12 logot.