Mishi i pulës është një nga ato ushqimet që shumë lehtë mund të helmoheni, andaj duhet pasur shumë kujdes me atë, para se ta merrni e ta përgatisni për ushqim.
E para gjë që ju duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadencës. Ky është një kontroll që duhet ta keni vëth në vesh, për të gjitha ushqimet. Asnjëherë mos blini produkte pa kontrolluar datën e skadimit. Nëse ka kaluar data, mishi është i dëmshëm.
Një mënyrë tjetër për të parë nëse mishi i pulës është prishur, është përdorimi i shqisave tuaja. Një pulë e freskët nuk ka erë të keqe dhe as ngjyrë të çuditshme. Kur mishi i pulës është i prishur aroma e tij është e thartë, ndërsa ngjyra ndryshon nga roza në gri. Gjithashtu, nëse lëkura e pulës ka një lëng si ngjitës, mishi është prishur