Si ta merrni vitaminën D?

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Trupi juaj prodhon vitaminë D në mënyrë natyrale kur ekspozohet drejtpërdrejt në dritën e diellit. Ju gjithashtu mund ta merrni atë përmes disa ushqimeve dhe suplementeve për të siguruar nivelet e duhura të vitaminës D në gjakun tuaj.

Vitamina D ka disa funksione të rëndësishme. Ndoshta më jetike janë rregullimi i absorbimit të kalciumit dhe fosforit, dhe lehtësimin e funksionimit normal të sistemit imunitar. Marrja e një sasie të mjaftueshme të vitaminës D është e rëndësishme për rritjen normale dhe zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe rritjen e rezistencës ndaj sëmundjeve të caktuara.

Disa simptoma që mund të tregojnë se keni mungesë vitamine D janë: muskuj të dobët, dhimbje kockash, djersitje e tepërt, infertiliteti, infeksione kronike, lodhje etj. Nëse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm vitaminë D, ju jeni në rrezik të zhvillimit të anomalive të kockave të tilla si kocka të buta – osteomalacia, ose kocka të brishta – osteoporoza. (spitaliamerikan.com)

Të ngjashme