Si ta shpëtoni celularin, nëse është dëmtuar nga uji?

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 19:30 | Nga

Ju ka rënë celulari në ujë? Mos bëni panik.

Edhe nëse celulari i lagur duket i ‘vdekur’, ka mundësi që ai të ringjallet përsëri. Vetëm se duhet të veproni shpejtë, sepse sa më gjatë që uji qëndron brenda, aq më shumë do të dëmtohet celulari.

E gjitha çfarë duhet të bëni për ta shpëtuar celularin në këtë rast është të veproni si më poshtë:

HAPI 1: HIQENI BATERINË

Menjëherë hiqeni baterinë. Duke tentuar që ta ndizni celularin, ju vetëm se do ta dëmtoni baterinë e tij. Duhet ta hiqni edhe SIM kartën gjithashtu.

HAPI 2: THAJENI CELULARIN

Thajeni celularin dhe thajeni shpejtë. Nëse e lini të thahet në mënyrë natyrale, shanset që celulari të dëmtohet brenda janë shumë të mëdha. Kështu që duhet t’ia nxirrni ujin jashtë, por mos përdorni tharëse flokësh pasi nxehtësia e saj mund të dëmtojë brendësinë e celularit.

Në vend të kësaj, përdorni ajër të kom-presuar apo një pastrues vakum. Ideja është që të përdoret ajri për të nxjerrë lagështinë përmes kanaleve të njëjta ku ka hyrë uji.

HAPI 3: PËRDORNI ORIZ TË PA-GATUAR

Zgjidhja më konvencionale është orizi i pa-gatuar. Vetëm lëreni celularin në një enë të mbushur me oriz dhe uji do të thahet brenda tij. Gjëja më e rëndësishme që duhet ta mbani në mend është ta evitoni nxehtësinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme