Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i marrim përmes gjuhës së tyre të trupit.
Ne ua analizojmë pozitën e trupit dhe tonin e zërit për ta kuptuar disponimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Ekspertët kanë përpiluar një listë me disa prej gjesteve më të zakonshme që gënjeshtarët i përdorin.
Më poshtë jua sjellim këto gjeste të cilat ju bëjnë ta kuptoni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen.
– I lëpijnë dhe kafshojnë buzët
– I mbajnë sytë shumë të hapur
– I kufizojnë lëvizjet
– Gishtin tregues e drejtojnë kah ju
– E lëvizin kokën
– E lirojnë kravatën dhe e prekin qafën
– Fillojnë të kujdesen për pamjen fizike (siç është prekja e flokëve).