Pjesën më të madhe të kohës, një punonjës i mirë e shpenzon duke ndihmuar të tjerët: kompaninë, punonjësit e tjerë, klientët etj. Gjithashtu, një punonjës i mirë duhet të ndihmojë njëkohësisht dhe veten për arsye personale, por edhe sepse nga suksesi i tij varet suksesi i të tjerëve.
Që të keni sukses, ju duhet të dalloheni nga një grup I caktuar. Ndiqni këto pesë këshilla:
Duhet të keni një qëllim
Shpesh herë, punonjësit dhe menaxherët janë të parët që vijnë në punë. Deri këtu shumë mirë, por me se merreni gjatë kësaj kohe? Në vend që ta nisni ditën duke kontrolluar e-mailin apo duke nisur diçka të re, përpiquni të kujdeseni për probleme ende të pazgjidhura nga dita e mëparshme. Mos u bëni personi që s’bën gjë tjetër veç fik dhe ndez dritat, bëhuni personi i cili hyn i pari dhe del i fundit nga puna. Jo vetëm që do të rrisni performancën tuaj, por do të filloni të rrisni besimin e të tjerëve tek ju:
Njihuni për diçka specifike
Të gjithë duam të arrijmë disa standarte që i kemi vënë qëllim vetes, por jo detyrimisht kjo do t`ju dallojë nga të tjerët. Tejkalojeni normën. Bëhuni lideri i cili arrin të drejtojë edhe punjonjësit më të vështirë, bëhuni menaxheri i cili vazhdimisht promovon vlerat e punonjësve, bëhuni punonjësi i cili përgjigjet më shpejtë, vepron më shpejtë dhe është gjithmonë i vëmendshëm.
Pak fjalë, shumë vepra
Shumë njerëz preferojnë që më shumë të flasin për problemet e tyre, sesa t’i zgjidhin ato. Në vend që të fokusoheni tek problematikat që keni hasur në një situatë, ose në një projekt, përvishni mëngët, dhe zgjidheni atë. Të gjithë mund të flasin për probleme, por jo të gjithë mund ti zgjidhin ato.
Tregoni pak nga ana juaj personale
Interesat personale ju bëjnë më të lehtë për tu identifikuar dhe për tu mbajtur mend. Ky është një avantazh i madh, sidomos në kohët e sotme ku konkurrenca për punë është shumë e egër. Thjesht përpiquni që ana juaj të mos i mbulojë arritjet tuaja profesionale. Lejojini njerëz t`ju njohin, disa detaje personale shtojnë pak ngjyra mbi profilin tuaj profesional.
Punoni më shumë se të tjerët
Shikoni përreth: sa njerëz janë duke bërë maksimumin e tyre në punë? Shumë pak prej tyre. Është mënyra më e mirë, dhe më e thjeshtë për tu dalluar nga të tjerët.