Nisur nga fakti se të gjithë, çdo fillim muaji, ndjehemi mirë sepse presim shpërblimin nga puna mendoj se problemi qëndron në menaxhimin e parave tona. Jam shumë i bindur se shumë prej nesh vazhdojnë të punojnë, por ende nuk kanë një buxhet të tyrin personal. Përse?!
Faktorët që nuk ju lënë të krijoni një buxhet.
Si të rris buxhetin?
Sfida më e rëndesishme për krijimin e buxhetit.
Milioni i parë do të jetë sfida juaj. Kur të arrini të krijoni këtë vlerë krejtësisht të vetëm, atëherë do t’ju them se jeni në rrugën e duhur. Do të ndiheni të pushtetshëm, të pavaruar dhe mbi të gjitha do t’i vlerësoni paratë tuaja.
Kur arrita të kisha në duart e mia plot 1 milion kuptova shumë gjëra. U disiplinova dhe tani jam duke i meaxhuar ato. Për të menaxhuar paratë do t’ju duhet një vetëkontroll tek vetja juaj, nëse nuk e krijoni këtë një tjetër do t’ua marrë ato.
Monefy
Monefy është aplikacioni, i cili do t’ju mundësojë një statistikë se në çfarë kategorie ju shpenzoni paratë tuaja, duke ju dhënë mundësinë e monitorimit të çdo vlere që shpenzoni. Është shumë i thjeshtë në përdorim dhe mund ta shkarkoni në Play Store ose App Store krejtësisht pa asnjë kosto dhe falas.
Do t’ju rekomandoja ta përdorni çdo ditë aplikacionin për tre muaj rresht dhe pastaj në fund do të jeni në gjendje të keni një analizë të parave tuaja. Kjo do t’ju japë mundësinë të kurseni dhe të krijoni një buxhet të shëndetshëm.
Këshilla motivimi rreth parave
(Odisea Gora/ BusinessMag)