Ne priremi të mendojmë se pjesa më e vështirë e punës është vetë pozicioni. Por pastaj një mëngjes, zgjoheni me përtesë për të shkuar në punë për shkak të bashkë-punonjësve.
Ju e bëni kërkimin e punës në favorin tuaj. Vendosni të dhënat më të reja në profilin tuaj LinkedIn, dërgoni letra të shkëlqyera motivimi bashkë me resumenë tuaj, dhe arrini të merrni përgjigje pozitive për intervistë në një nga kompanitë më të lakmuara.
Le të themi që dolët më së miri në intervistë,arritët të merrni një ofertë pune, negociuat më së miri, dhe e pranuat atë ndërkohë që ndjenit lekët të vinin drejt jush.
Por tre muaj më vonë, kuptuat që kompania juaj e përzgjedhur ka një kulturë jo shumë të mirë dhe si pasojë ju jeni tërësisht të pakënaqur.
Ndërkohë që jeni duke kërkuar për një punë, një pjesë e rëndësishme e detyrave tuaja është të bëni kërkime rreth kulturës së kompanisë. Por në qoftë se tek tuk e gjeni veten duke u përballur më situata negative, a mund të ndryshoni ambientin e punës për më mirë? Apo është thjesht çështje e humbur?
Kjo varet në disa gjëra, por fillimisht le të japim një përkufizim të “negativitetit në ambientin e punës”.
Cfarë e bën një ambjent pune mbytës?
Kur flasim për ambiente pune negative, problemet fillojnë që nga kolegët joprofesionistë (thashethemet, marrja e krediteve kur ai nuk është i duhuri, veprimet agresive e negative apo konkurrenca e padrejtë gjatë mbledhjeve, etj.) deri te eprorët e këqij (ata që nuk kanë aftësi të mira për të qenë lider, ndoshta ngaqë ndjehen të kërcënuar, iu pengojnë që të rriteni) drejt një ambienti me balancë të pashëndetshme jetë-punë.
Është e vështirë të kapësh të gjithë elementët që krijojnë një kulturë zyre jo të mirë, por si shumë sëmundje, simptomat janë më të lehta për tu vënë re krahasuar me shkaqet. Në qoftë se jeni duke u përballur me një ambient pune mbytës, mund ta gjeni veten pa qejf në mënyrë të vazhdueshme, duke vënë në pikëpyetje talentet dhe aftësitë tuaja, dhe familja e miqtë iu vënë shpesh herë në dukje që personaliteti juaj ka ndryshuar.
Janë edhe shumë shenja të tjera krahas këtyre, por ideja është që shëndeti dhe lumturia juaj janë në rrezik në qoftë se ju vetë nuk bëni diçka për këtë gjë. Varianti më I dukshëm është normalisht të lini punën, por nëse kjo është akoma karriera e ëndrrave tuaja, pavarësisht problemeve kulturore, mund të jeni në gjendje të ndryshoni situatën.
Si të rregulloni ambjentin mbytës në ambjentin tuaj të punës
Drejtohuni menaxherëve
Elementi më I rëndësishëm? Menaxhimi i lartë duhet të vihet në dijeni që ekziston një problem dhe ndryshimi është I domosdoshëm. Në qoftë se ata nuk e ndërmarrin hapin e parë, ata kurrë nuk do të përpiqen të implementojnë ndryshime në kompani që favorizojnë moralin e saj.
Burimet njerëzore apo menaxhimi më i lartë mund të jenë tashmë në dijeni të vakët të gjithë situatës, prandaj edhe pse mund të jetë një thirrje e padëshiruar, duke ia sjellë përsëri në vëmendje mund t’i motivojë të marrin disa masa të nevojshme. Përsëri, dhe nëse ata janë krejtësisht jo në dijeni, do t’ju duhet pak kohë t’i njihni me këtë problem duke vepruar e treguar. Shkoni të përgatitur me shembuj realë se çfarë nuk është në rregull e ka nevojë për tu rregulluar – si dhe mënyra për të ndihmuar në rregullimin e këtyre problemeve.
Pavarësisht nëse jeni punonjës të rinj ose të vjetër, prekja e një teme kaq të sikletshme është e vështirë por tepër e rëndësishme. Nëse mundeni,gjeni kolegë të gatshëm për tu ngritur bashkë me ju dhe t’ju mbështesin në zgjidhjen e propozuar, gjë që do t’ju bëjë të dëgjoheni shumë herë më shumë.
Kështu që vendoseni kapelen tuaj të bardhë, stili Olivia Pope, dhe bëhuni gati të paraqisni prova të problemeve dhe zgjidhjeve që do të sjellin ndryshim. Rekomandimet tuaja duhet:
Përafrimi I pritshmërive midis menaxherëve dhe punonjësve
Do të thotë që e gjithë skuadra duhet të mësojë të komunikojë në mënyrë të qartë, produktive dhe transparente (nëse jeni pjesë e një ambienti mbytës, gjëja e vetme transparente për momentin janë thashethemet). Të gjithë duhet të ri-mësoni disa sjellje jo të hijshme të mësuara gabim.
Kjo është një kërkesë e thjeshtë – kërkon punë dhe vëmendje nga ana e menaxhimit dhe punonjësve. Futu në një ambient me mënyra të ndryshme pune dhe personalitetesh dhe do të shohësh që do të jetë shumë e vështirë të komunikosh me të gjithë ata.
Hapi I parë: Vendosni pritshmëri të reja verbalisht për të tërë skuadrën dhe mbajini shënim të gjitha në mënyrë që të gjithë mund t’ju referohen më vonë. Nëse ka probleme më sjellje të pahijshme gjatë mbledhjeve ( si ndërprerjet apo thirrjet në emër), skuadra juaj duhet të vendosë rregulla për çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet të bëhet gjatë kohës që mblidheni bashkë. Nuk po sugjerojmë që t’ju kërkoni njerëzve të ngrejnë duart dhe të presin për leje për të folur – por nëse kjo është mënyra e vetme qe funksionon, pse jo.
Kompanitë që kanë nevojë urgjente për rishikime mund të konsiderojnë punësimin e një trajneri karriere për të këshilluar skuadrat e tyre. Një trajner mundëson krijimin e një perspektive neutrale dhe këndvështrime të nevojshme në përmirësimin e zonave që sjellin shqetësime. Ndërsa kjo provon të jetë më e vështirë për t’u implementuar si zgjidhje për shkak të shqetësimeve buxhetore, mund të sigurojë një kthim të investimeve të vlefshme për kompaninë tuaj.
Njihni dhe vlerësoni punëtorët për arritjet e tyre
Ndërkohë që shtesat si të punuarit nga shtëpia, gjatë pushimeve, dhe sigurisht, ngritjet në pagë ose detyrë janë gjithmonë tërheqëse për një punë të bërë mirë, edhe gjestet e vogla mund të jenë të mjaftueshme. Thjesht duke njohur arritjet mund të rrisë besimin në vetvete të kolegëve ose punonjësve dhe mund t’i inkurajojë ata të ndërmerrnin një rol më aktiv në të ardhmen e projekteve dhe kompanisë.
Menaxherët që tregojnë interes të vërtetë për punonjësit e tyre dhe suportojnë zhvillimin e mëtejshëm të tyre janë shumë të pakët. Nëse ndjeheni pa mbështetje në kompaninë që jeni aktualisht, sugjeroni të implementohet një program mbikëqyrjeje që lidh menaxhimin me stafin dhe mbështet punonjësit e çdo niveli. Çdonjëri, që nga ekzekutivët e deri te niveli fillestar, do të korrin të mirat e marrëdhënieve të afërta profesionale – që do të rrisin moralin.
Ngjarjet e veçanta si festat e ditëlindjeve, darkat e kompanisë, ose drekat me pica çdo të premte nuk vrasin në ekonominë e kompanisë. Nuk është e nevojshme të thuhet se punonjësit që vlerësohen janë përgjithësisht më të lumtur, dhe kjo vërehet te produktiviteti e performanca e tyre. Pse nuk do të mundej kompania juaj të përpiqej t’i bënte punonjësit e saj të lumtur?
Diskurajoni grupet dhe favorizmat
“Ti nuk mund të ulesh me ne!”
“Mean Girls” është një kult i vlerësuar jo pa arsye – tregonte rreth jetes reale. Edhe nëse ju identifikoheni me Cady Heron, Regina George, apo dikë nga protagonistët e tjerë jo shumë të njohur, gjasat janë që ju keni hasur personalitete të ngjashme me të gjithë këta personazhe në ndonjë pikë. Do të dëshiroja t’ju thosha se grupet dhe sjelljet e këqija janë lënë pas në korridoret e shkollës, por fatkeqësisht shumë situata të ngjashme mund të vërehen edhe në ambiente zyre – nëse ju i lejoni.
Menaxhimi i lartë mund të ndalojë sjelljet e këqija nëse e trajtojnë këtë problem më politika me tolerancë zero. Nëse jo, gjërat mund të dalin jashtë kontrollit shumë shpejt. Duke lënë pas rastin më të keq, çdo punonjës meriton një ambient pune të sigurt dhe pa tallje e ngacmime, në të cilin ata ndjehen të përfshirë dhe si pjesë e skuadrës.
Jini proaktiv dhe të shpejtë për të gjetur zgjidhje
Kjo nuk është e vlefshme vetëm për produktet dhe shërbimet e kompanisë, por edhe për punonjësit gjithashtu. Kjo sjellje është e zakonshme midis sipërmarrësve të kompanive më kulturat më të mira. Edhe nëse ata operojnë si një “organizatë e sheshtë”, hapësirë e rrumbullakët bashkëpunuese apo thjesht ofrojnë hapësira mbledhjeje për punonjësit që mblidhen bashkë dhe bisedojnë (Facebook, Zappos, Google etj.), këto organizata ndajnë një sens të përbashkët pronësie që i lejon të gjithë të ndjehen të sigurt në shprehjen e ideve dhe opinioneve.
Planifikoni mbledhje të grupit, një herë në muaj për të ndarë idetë dhe të siguroheni që zërat që vlejnë, dëgjohen.
Punësoni për të reflektuar kulturën e dëshiruar, jo kulturën aktuale
Krijoni një listë me vlera, cilësi, dhe qëllime që punonjësit aktualë dhe ata në të ardhmen duhet të kenë, me kritere duke variuar që nga “duhen pasur” te “do ishte mirë që të ishin”. Në momentin që lista është e plotësuar, duhet të jetë e thjeshtë për burimet njerëzore të identifikojnë një kandidat ideal.
Dy fjalë: Bëhuni pozitivë
Udhëhiqni me shembuj. Nuk mund të prisni që ndryshimi do të ndodhë nëse ju nuk merrni masa, prandaj merrni kohën qe ju nevojitet që të njihni të gjithë kolegët ( sidomos ata me të cilët nuk keni një afrimitet natyral), jini të sjellshëm gjithmonë, dhe përgjithësisht jini vetvetja. Pikë bonus: menaxherët do t’ju vënë re herët apo vonë dhe do të vlerësojnë përpjekjet tuaja.
Bashkojini të gjitha bashkë
Kultura e një vendi pune është një tjetër produkt për kompaninë. Ju krenoheni me punën tuaj, ashtu si kolegët, do të ishte për të ardhur keq nëse do të lejonit energjitë negative të shkatërronin një mundësi ideale. Të punuarit bashkë për të përmirësuar situatën mund të ndryshojë drastikisht kënaqësinë nga performancat dhe puna juaj në përgjithësi. Duke marrë parasysh që një njeri shpenzon mesatarisht 90,000 orë në punë gjatë gjithë jetës së tij, kjo gjë nuk është thjesht një çështje e vogël.
Konsideroni këto hapa zjarrfikësin tuaj në rast se në kompani bie zjarr. Mbani mend që toksinat e zyrës mund të jenë tinëzare, pa përpjekje të përqendruar dhe dëshirë për ndryshim, një kompani mund të bëhet thjeshtë shtrënguese dhe të ruajë gjendjen aktuale të gjërave. Si një individ i zgjuar dhe profesional, është përgjegjësia juaj të njihni kur është e vlefshme për të shtuar përpjekjet tuaja për të krijuar ndryshim dhe për të lëvizur në rast përshtatjeje më të mirë. Karriera dhe lumturia juaj nuk janë të negociueshme.