Si të rrisni respektin për veten?

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 22:51 | Nga

Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimin dhe inkurajimin e aspekteve të vlefshme të personalitetit të fëmijëve. Kjo është shumë e rëndësishme për shkak se vetërespekti ndërtohet në fëmijëri. Fillimisht vetërespekti ushqehet me imazhin ose kthimin emocional të prindërit.

Në moshë të rritur vetërespekti varet nga ju dhe duhet të punoni për të arritur atë. Ky proces mund të konsiderohet si pjesë e zhvillimit personal…

Po në qoftë se ne kemi një vetëbesim të ulët?

Kur kemi vetëbesim të ulët priremi të mendojnë në terma negative për veten dhe aftësitë tona. Pasojat e vetëbesim të ulët mund të jenë të rënda, duke na bërë të ndjeshëm ndaj kritikave të të tjerëve.

Këshilla që mund t’ju ndihmojë të përmirësoni respektin për veten tuaj:

Pranojeni veten si jeni

Kuptoni vlerat tuaja

Përqendrohuni në përmirësimin e jetës suaj

Përpiquni të zbuloni nga çfarë keni frikë të përballeni

Nëse është e nevojshme guxoni të thoni “jo”

Mos e krahasoni veten me të tjerët

Vendosni objektiva realiste dhe do të jetë më e lehtë për t’i përmbushur

Identifikoni pikat tuaja të forta

Kërkoni ndihmë. Të gjitha qeniet njerëzore kanë nevojë për ndihmë

Jini pozitiv dhe optimist

Gëzohuni me njerëz të tjerë

Ndërveproni me njerëz të tjerë, që kanë karakter pozitiv

Mundohuni që të keni një dietë të ekuilibruar

Prano dhe fal veten, në qoftë se keni qenë i gabuar

Nëse keni një problem serioz, kërkoni ndihmë nga një profesionist

Jini i moderuar, kur bëni autokritikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme