Si të ruajmë fëmijët nga virozat e stinës

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Paqëndrueshmëria e motit dhe rënia e temperaturave ndikon në shëndetin tonë, por sidomos te fëmijët.

Ata janë më të predispozuar për t’u prekur nga virozat e stinës. Mjekët këshillojnë kujdes të veçantë për fëmijët e prekur nga gripi.

Mosha më delikate janë ata para moshës dy vjeç, te të cilët është shumë i vështirë identifikimi i simptomave.

Simptomat ndryshojnë nga një fëmijë në një tjetër, por më kryesoret janë: teshtima, kolla dhe temperatura. Në rast se nuk ka ndërlikime, simptomat e gripit mund të largohen brenda javës, në rast se tregohemi të vëmendshëm me regjimin dhe me ushqimin.

Mjekët rekomandojnë se mënyra më e mirë për të parandaluar gripin është ruajtja e një higjiene të mirë personale dhe shmangia e vendeve shumë të populluara. Për fëmijët me imunitet të dobët, ose që vuajnë nga ndonjë sëmundje tjetër, vaksina kundër gripit është e domosdoshme. /ATSH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme