Gatimet më të mira kërkojnë barishte dhe erëza të freskëta për të plotësuar shijen dhe shtuar aromat.
Por çelësi i përdorimit të barishteve të freskëta në gatim, është ruajtja e freskisë së tyre.
Majdanozi për shembull, nuk arrin të mbijetojë një ditë në vetme në frigorifer.
Ai vyshket dhe shuhet në 24 orë.
Në këtë pikë, kuptohet se paratë dhe barishtja janë çuar dëm.
Përse prishen barishtet në frigorifer
Lagështia e tepërt dhe oksigjeni i shumtë në frigorifer mund të shterojnë gjallërinë e këtyre barishteve.
Këto produkte kërkojnë një vend të mirë të përzgjedhur bazuar në katër faktorë: lagështia, drita, oksigjeni dhe temperatura.
A duhen larë dhe tharë erëzat përpara ruajtjes në frigorifer?
Të gjitha barishtet e freskëta duhen larë përpara përdorimit.
Tufat e blera duhen larë dhe tharë shumë mirë, që t’i keni gati kur të nevojitet.
Jo të gjitha barishtet janë njësoj
Barishtet ndahen në dy kategori, në bazë të kërcenjve dhe gjetheve.
Cilantro dhe mentja janë barishte të buta, ndërsa rozmarina ose trumëza janë të forta.
Barishtet e buta e kanë stinën e tyre në pranverë dhe në vjeshtë, ndërsa të fortat mund të gjenden gjatë gjithë vitit.
Si t’i ruani barishtet e buta në frigorifer
Këto barishte mund të krahasohen si një buqetë me lule.
Ndryshojeni ujin një herë në disa ditë që të ruani freskinë e tyre.
Borziloku duhet të ruhet në temperaturë ambienti sepse gjethet do të nxihen në frigorifer.
Nga ana tjetër, si borziloku ashtu edhe barishtet e tjera duhen mbështjellë me qese plastike.
Kjo e fundit siguron lagështinë në një ambient të thatë në frigorifer dhe pengon oksigjenin të shkaktojë nxirjen e gjetheve.
Ndër barishtet e buta mund të përmendim: majdanozin, cilantron, koprën, borzilokun, menten.
Një tjetër mënyrë e ruajtjes së erëzave të freskëta është edhe shytja e tyre në vaj ulliri dhe mbajtja në frigorifer.
Për kërë metodë mund të përdorni formën e kubave të akullit që ka frigoriferi.
Si të ruani barishtet e forta në frigorifer
Barishtet e forta duhen mbështjellë me peceta kuzhine dhe më pas në një enë qelqi me kapak.
Letra e kuzhinës ruan nivelet e lagështisë ndërsa ena e qelqit i mbron ato nga oksigjeni i tepërt.
Ndër barishtet e forta mund të përmendim: rozmarinën, trumzën, barishtet e qepëve, sherebelën dhe rigonin./AgroWeb