Rënia e flokëve është një fenomen i përhapur në të gjithë botën. Shkaku kryesor ende nuk dihet, por shumë sëmundje influencojnë në rënien e flokëve.
Disa prej sëmundjeve janë: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e kokës, infeksionet e brendshme, mungesa e zinkut në organizëm, etj.
Megjithatë ka edhe shkaqe të tjera si: tifo, tuberkulozi, çrregullime hormonale, sëmundjet nervore, sëmundjet në stomak, në zorrë, në lëkurë.
Por, shkaqe mund të jenë edhe trashëgimia, seksi, përdorimi i kapeles, gabimet në mirëmbajtjen e flokëve.
Në gjendje normale flokët mund të fillojnë të bien në moshën 50 vjeç, e nuk zëvendësohen.
Kurse, alopecia është një sëmundje flokësh që shfaqet në formë vatrash të rrumbullakta ose vezake në kokë apo fytyrë në formë harte dhe në mjekërr, krejt pa qime, të lëmuar, të bardhë dhe pa cikatrice.
Shpeshherë vatrat bashkohen me njëra-tjetrën. Ka disa mjekime popullore që ndihmojnë shumë për këto dy sëmundje që përmendim më lart.
Mjekime popullore
1. Për patologjinë e rënies së flokëve merrni 10 lugë gjelle me rrënjë hislli e 10 lugë gjelle me majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe e ziejmë për 30-50 min. Pasi aket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë.
2. Merrni 2 kokrra qepë të grira imët. Hidhen në gjysmë litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në vend të ngrohtë. Kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje.
3. Edhe shelgu i bardhë ka dhënë rezultate të mira në forcimin e rrënjës së flokut. Shelgut të bardhë i pritet vetëm lëkura: 5 lugë gjelle në 250 ml alkool 76 gradë. Lihet 8-10 ditë. Kullohet dhe me këtë i bëhet masazh lëkurës së kokës.
4. Për lyerjen e kokë merrni 10 thelpinj hidhre dhe i shtypni shumë. Këto hudhra i përzieni me 2 lugë mjaltë të freskët. Të dyja këto lëndë i rrihni bsahkë deri sa të marrin formën e një kremi mjekimi. Vazhdohet deri në shërim.
5. Selvia është përdorur prej kohësh për forcimin e rrënjës së flokut. Merrni 5-6 kokrra të selvisë, copëtojini dhe i zieni në 500 ml ujë për 25-30 min. Pasi kullohet, lyhet koka me këtë çdo darkë, duke bërë masazh dhe fërkim për 1-2 muaj rresht. /mapo.al