Si të silleni me kolegun e pashoqërueshëm?

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Mos u ofendoni nëse një anëtar i ekipit i aftë por i turpshëm është i pashoqërueshëm.

Njëri nga punonjësit e mi është i mirë në punën e tij por ka tendenca të jetë i pashoqërueshëm. Ai është i ngrohtë por nuk del për pije pas punës dhe shpesh braktis karrigen e tij gjatë festimeve brenda zyrës. Po fillon të lë përshtypje të keqe tek njerëzit dhe ata nuk e mendojnë atë si një anëtar të ekipit më. Si ta hap këtë temë dhe ta nxjerr atë nga guaska e tij?

Sinqerisht, nën vëzhgim të të vetmuarit

I dashuri Kërkimtar,

Edhe pse ti dëshiron të jesh shok me punonjësit tu dhe t’i njohësh ata jashtë zyrës, nuk do të thotë se ata duan të jenë shok me ty. Kjo mund të mos tingëllojë mirë, por nga përvoja ime personale, kam zbuluar se disa njerëz preferojnë të ndajnë karrierën nga jeta e tyre private. Dhe kjo është në rregull.

Mos e merr personalisht

Me shumë gjasa, askush në zyrë nuk është arsyeja për hezitimin e tij për t’iu bashkuar grupit për mbledhje të ekipit, kështu që provoni të mos e merrni ftohtësinë e tij personalisht. Ai mund të jetë duke u përballur me një problem personal të cilin nuk dëshiron ta ndajë me grupin. Ose ndoshta ai ka tjera përgjegjësi të cilat nuk lënë kohë për bashkëveprime shoqërore. Ai mund të ketë një fëmijë të vogël në shtëpi ose një angazhim i cili merr kohën e tij të lirë. Mund të jetë një çështje parash ose ai mund të mos pijë alkool. Është më së miri të mos i bëni këto mbledhje pas punës të detyrueshme.

Merrni në konsideratë ndjenjat e tij

Sa i përket festimeve brenda zyrës, kolegu juaj mund të jetë i turpshëm ose mund ta ketë të vështirë të bëjë biseda me të tjerët, ose ndoshta ai iu shmanget festimeve për arsye personale ose fetare. Ai thjeshtë mund të jetë i shqetësuar se mund të thotë ose të bëjë gjënë e gabuar, ose se kolegët e tij nuk do ta pëlqejnë atë. Mund të jenë çështje të vetëbesimit të cilat bëjnë pjesë në këtë gjë.

Mirëpo, nëse dëshironi me të vërtetë të dish arsyet se pse ai po iu shmanget këtyre ngjarjeve, ka një gjë të cilën mund ta bësh:

Bëni një bisedë të sinqertë.

Duke qenë direkt dhe i respektueshëm gjatë bisedës me kolegun për shqetësimin tuaj është një mundësi shumë më e mirë se sa t’i lejosh të tjerët të flasin për të prapa shpinës së tij.

Nëse injoroni shqetësimet tuaja, mund të dërgojë në më shumë probleme gjatë kohës dhe të ndikojë në vendin e punës, veçanërisht duke marrë parasysh se disa nga kolegët tuaj tashmë kanë problem me sjelljen e tij. Deri sa të flisni me të privatisht, ju nuk do t’a dini kurrë shqetësimin e tij të vërtetë.

Bëni një bisedë të sinqertë dhe tregoni se iu mungon prezenca e tij dhe se do të dëshironit t’a shihnit atë duke marrë pjesë më shpesh. Ju nuk keni nevojë ta pyesni se pse ai refuzon ftesat tuaja. Tregojini se si ndiheni ju dhe të tjerët. Por sigurohuni se po e bëni këtë në një mënyrë të respektueshme.

Nëse ai thotë se thjeshtë nuk është i interesuar, atëherë ju duhet të pranoni përgjigjen e tij dhe të largoheni. Nuk keni pse të shtyeni më tutje këtë çështje për shkak se këto ngjarje nuk janë të detyrueshme. Vetëm mbani marrëdhëniet tuaja në një nivel profesional dhe provoni të mos krijoni armiqësi. Gjithashtu, vazhdoni t’a ftoni atë sikur punonjësit tjerë. Mos e përjashtoni atë nga ftesa; lejoni që ai të marrë vendimin e pjesëmarrjes. Pastaj, nëse ai ndryshon mendjen e tij, tregojini se jeni të lumtur për faktin se ai vendosi të marrë pjesë.

Nëse është e mundur, ju madje mund t’a ftoni atë për drekë, vetëm ju dy. Ai mund të ndihet më i lehtësuar në vende vetëm me ju, dhe ky mund të jetë fillimi i ndjenjës së tij të rehatisë në vende tjera.

Në një ambient të zyrës, njerëzit të të gjitha personaliteteve duhet të mësojnë të punojnë dhe të bashkëveprojnë së bashku. Fakti që ai është një punonjës i mirë dhe ka një etikë të mirë të punës, bëhuni të shoqërueshëm, por jepjani atij mundësinë të zgjedhë nëse dëshiron të bashkëveprojë apo jo. Jo të gjithë janë flutura të shoqërueshme, kështu që lini atë vetëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme