Ndonjëherë historitë e dashurisë shkojnë e vijnë, pa mundur të vëzhgojmë në mënyrë objektive njeriun që kemi përballë.
Herët a vonë diferencat dalin në pah dhe dashuria sikur venitet. Shfaqet ndjenja e mosbesimit dhe vetmia zë një hapësirë gjithnjë e më të madhe mes dy njerëzve të cilët, pavarësisht se ndajnë të njëjtin shtrat, kanë një oqean të tërë në mes.
Ju pëlqen të dini se cili është sekreti për t’ia dalë mbanë? Lexoni më tej…
- Kur duhet të zgjidhni, mbyllni sytë
Është normale që, në shumë situata, aspekti fizik i një njeriu të jetë një ndër elementët kryesorë që marrim në konsideratë. Megjithatë, duhet të jemi të kujdesshëm: jeta e çdo dite dhe bashkëjetesa ka nevojë të bazoheni në të tjera themele thelbësore që na lejojnë të shijojmë çdo çast që kalojmë së bashku me partnerin. Mirëkuptimi, përkujdesja, dashuria, mirësjellja, ndjenja e humorit, aftësia për të dëgjuar, empatia janë shumë thelbësore.
- Njerëzit e matur dëgjojnë dhe mësojnë
Kur marrim në konsideratë një partner që mund të na shoqërojë ditë pas dite, në rrjedhën e viteve që na mbeten për të jetuar, në momentet e trishta, ashtu si dhe të lumtura, është gjithmonë mirë të zgjedhim një njeri të sigurt, me kurajë dhe me një dozë të lartë vetëbesimi. Nëse veç të tjerash, është i lumtur të mësojë gjëra të reja ditë pas dite, çifti do të rritet e pasurohet edhe më shumë.
- Duhet të jetë i aftë të shprehet, ndiejë, komunikojë dhe…të qeshë
Të gjithë e njohim rëndësinë e një ndjenje të mirë humori. Të dijë të qeshë e të relativizojë situatat, duke i konsideruar nga një tjetër këndvështrim, më pozitiv e me më shumë vullnet. Njerëzit që janë të aftë të ndiejnë dhe të shprehin ndjenjat, të thonë atë që i bën të ndihen keq apo atë që i bën të lumtur, janë patjetër femra e meshkuj me të cilët është gjithmonë shumë kënaqësi të shoqërohesh.
- Zgjidhni personin që t’i ndajë pasionet me ju
Zgjidhni një person me një jetë të brendshme të pasur. Të jemi partnerë në jetë do të thotë para së gjithash të jemi miq, të jemi një skuadër, të argëtohemi e të rritemi së bashku, të kemi vlera të përbashkëta që forcojnë marrëdhënien.
- Toleranca
Të gjejmë një shok për gjithë jetën, do të thotë para së gjithash, të gjejmë një person që na lejon të rritemi pranë tij, në harmoni e të lumtur, këshillon revista Psikologji. Toleranca duhet të jetë reciproke: duhet të jeni miq e të dashur, të ndiheni mjaftueshëm të guximshëm të ndërtoni një jetë së bashku e të ushqeni rrënjët e pemës që do të mbillni.