Si t’i përdorim ngjyrat në marketing

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët e marketingut dhe dizajnerët grafikë e kanë ditur prej kohësh që ngjyrat luajnë një rol kryesor në suksesin e një fushate marketingu.

Ngjyra të ndryshme krijojnë ndjesi të ndryshme tek konsumatorët, duke i dhënë personalitet një marke dhe duke ndikuar tek shitjet. Më poshtë po listojmë 10 ngjyrat që rrisin shitjet dhe emocionet specifike që krijon secila ngjyrë.

E kuqe

E kuqja është ngjyra e fuqisë. Tërheq vëmendjen e njerëzve dhe e mban atë. Ja përse e kuqja është ngjyra më e përdorshme në marketing. Përdoreni, por vetëm mos e teproni!

Blu

Në rastet kur doni të dukeni të besueshëm dhe të hijshëm, ngjyra blu është e duhura për t’u përdorur. Kombinimi i saj me ngjyra të tjera që shkojnë, jep rezultate akoma më të mira.

Rozë

Kërkoni vëmendjen e femrave të reja? Në këtë rast nuk gabohet asnjëherë nëse përdoret ngjyra rozë apo ajo pink. Është ngjyrë gazmore, e llastuar dhe tërësisht femërore.

E verdhë

E verdha është një ngjyrë e fuqishme, por është gjithashtu më e rrezikshmja. Përdoreni atë për të tërhequr vëmendjen e audiencës dhe bëjini të ditur që ju jeni të sigurt për aftësitë tuaja.

E gjelbërt

Ngjyra e gjelbërt është e gjithanshme. Është e ngrohtë, mikpritëse, duke i dhuruar konsumatorëve një ndjesi të mirë. Së dyti, është një simbol i shëndetit, mjedisit dhe dashamirësisë. Së fundmi, ajo është ngjyra e parave, kështu që krijon mendime rreth pasurisë.

Vjollcë

Vjollca është ngjyrë mbretërore, gjë që do të thotë se kur ajo përdoret i jep elegancë dhe prestigj materialeve të marketingut.

E artë

Ngjyra e artë tregon gjithashtu elegancë dhe prestigj, por ka edhe elementë fuqie që ngjyra vjollcë nuk i ka. Në kombinim me vjollcën ose të gjelbrën, e arta kthehet në një ngjyrë shumë të fuqishme që simbolizon pasuri dhe pastërti.

Portokalli

Portokallia është energji. Ka forcë tërheqjeje të jashtëzakonshme, është e lezetshme dhe e freskët. Ajo i bën konsumatorët të ndjehen se po blejnë nga një kompani që dallon nga të tjerat.

Kafe

Ngjyra kafe e tokës, njihet si një ngjyrë e rehatshme, gjë që përçon siguri  dhe relaksim tek konsumatorët.

E zezë

E zeza është një tjetër ngjyrë shumë e gjithanshme. Mund të jetë moderne apo tradicionale, emocionuese ose relaksuese. E përdorur si një ngjyrë kontrasti me një ngjyrë tjetër, e zeza shton dramë tek çdo lloj ndjenje që doni të përçoni tek konsumatorët.

Cilat ngjyra preferoni ju për marketing?

Të ngjashme