Pas lindjes së foshnjes më së miri është që të filloni ta mësoni ta bën dallimin në mes të ditës dhe natës.
Disa nëna nuk flasin me foshnjen gjatë natës, e ushqejnë në qetësi të plotë dhe në errësirë, madje as nuk ia ndërrojnë pelenat sepse tani në ditët e sotme ato thithin lagështinë aq mirë sa që nuk ka nevojë që të ndërrohet gjatë natës.
Pra aktivitetet e juaja gjatë natës janë në minimum, ndërsa gjatë ditës bëni gjithçka që mundeni: e ushqeni, e ndërroni, flisnii dhe luani me të.
Në këtë mënyrë foshnja që ditët e para do të fillojë të bën dallimin në mes të ditës dhe natës, dhe do të mësojë që nata është për të fjetur, ndërsa dita për të tjerat.
Të njejtat rregulla vlejnë edhe për të vënë fëmiun në gjumë.