Si u braktisën njerëzit që sollën në pushtet Vjosa Osmanin

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Lista “Guxo” e cila deri me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, pak ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, kanë mbyllur zyrat.

Në njëvideotë publikuar të një takimi të ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci me koordinatorët dhe aktivistët e subjektit politik në Dubovik të Deçanit, dëgjohen aktivistët e kësaj liste duke i akuzuar drejtuesit e saj se i kanë braktisur ata.

Paparaci shkruan se deri në ditën e takimit me Gërvallën, koordinatorët e qendrave të listës “Guxo” janë injoruar nga drejtuesit e saj.

“S’ka pasur asnjë përgjigje as në urimet për fitore e marrje të pozitave”, ka thënë njëri prej koordinatorëve në kushte anonimiteti.

“U morëm vesh si grup që të takoheshim më 20 maj. Shkuam tek zyra qendrore në Rrugën ‘Rexhep Luci’, dy zyrat ishin mbyllur. U kemi shkruar e telefonuar ministrave, deputetëve dhe asnjëri nuk është lajmëruar”, ka thënë një koordinator tjetër.

Por as pas një jave nuk i kishte takuar. Derisa përfundimisht koordinatorët ishin ftuar në Dubovik nga ministrja Gërvalla.

Në atë takim, njerëzit që kishin punuar për ta sjell Osmanin e Gërvallën në pushtet kishin marrë një flakaresh. Aty, ajo u thotë se asnjëherë nuk “kemi kërkuar nga ju të na votoni”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme