Historia e letërsisë është e mbushur me raste kur kryevepra letrare janë njohur për të tilla me vonesë, madje nganjëherë shumë kohë pas vdekjes së autorëve të tyre.
Diçka e ngjashme kishte ndodhur me Ismail Kadarenë, i cili ndonëse ishte botuar në serbisht me romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, do të duhej që ai të bëhej i njohur në Francë që kritika serbe të kthente kokën kah romani i autorit shqiptar.
Këtë histori të ngjarë në vitet ’70-të e ka kujtuar me disa detaje interesante shkrimtari Ibrahim Kadriu, në emisionin CODEX të KTV-së. Në bashkëbisedim me autorin e emisionit, Durim Abdullahun, ai ka folur për romanet “Emri i trëndafilit” të Umberto Ecos, “Mos më lër të shkoj” të nobelistit japonez Kazuo Ishiguro dhe autobiografinë e nobelistit tjetër Orhan Pamuk, “Stambolli: kujtime dhe qyteti”