Sia do lansojë këngë me Dua Lipën

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Fansat e saj po e presin me padurim albumin e saj të ri i cili ka dhe shumë bashkëpunime, duke nisur nga ato me Dua Lipan e deri tek David Guetta.

Ai titullohet “Music – Songs from And Inspired By The Motion Picture” dhe eshte albumi i tetë i këngëtares australiane.

Në të janë përfshirë dhe këngët më të suksesshme të saj.

Albumi prej 14 këngësh të frymëzuara nga filmi “Music” që shënon dhe debutimin e parë të këngëtares si regjisore, ka dhe interpretimet e këngëtares në piano me temë nga vetë filmi.

Sia ka publikuar së fundmi dhe këngën “Floating through the space” në bashkëpunim me David Guetta. Bashkëpunimi më i suksesshëm i tyre është hiti “Let’s Love” i parë nga më shumë se 130 milionë njerëz dhe hiti i tjetër i vlerësuar me çmimet platin “Titanium”.

Muzika e këngëtares është pjesë e gjithë historisë e cila tregohet në formë narrative në film.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme