Siemens u reziston protestave kundër projektit me thëngjill në Australi

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kompania gjermane, Siemens ka thënë se pavarësisht protestave nga aktivistët për klimën, do të ndihmojë në zhvillimin e një miniere të madhe të thëngjillit në Australi.

Miniera e hapur në Kuinsllend, që është në pronësi të grupit indian, Adani, pritet të funksionalizohet vitin e ardhshëm.

Shefi i kompanisë, Siemens, Joe Kaeser ka thënë se “ne është dashur të jemi më të vëmendshëm për këtë projekt”, mirëpo “neve na duhet një furnizues që qëndron mbrapa përkushtimeve të bëra”.

Aktivistët e lëvizjes Rebelimi në Zhdukje kanë protestuar jashtë selisë së kompanisë Siemens në Mynih.

Ambientalistët në Australi kanë protestuar edhe kundër projektit të minierës, Carmichael, i cili është konsideruar i dëmshëm për ngrohjen klimatike për shkak të djegies së karburaneteve.

Australia njihet si eksportuesi i dytë më i madh i thëngjillit për ngrohje, pas Indonezisë.

Mbështetësit e projektit Carmichael kanë thënë se ai do të krijojë vende shumë të nevojshme të punës në Kuinslland.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme