Kandidati opozitar i Sierra Leone, Julius Maada Bio, ka dhënë betimin e tij si president.
Maada Bio është ish ushtarak i cili kishte udhëhequr me vendin për një periudhë të shkurtër në vitin 1996.
Ai ka siguruar një fitore të ngushte ndaj kandidatit Samura Kamara, i cili deklaroi se zgjedhjet janë përcjellë me parregullsi dhe se do ta kundërshtojë rezultatin në gjykatë.
Maada Bio ka dhënë betimin si president dy orë pasi u deklarua fitues i votimeve të së dielës.
“Ky është agimi i një epoke të re. Populli i këtij vendi madhështor ka votuar për një drejtim të ri” është shprehur presidenti i ri.