Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri dhe Drejtori i Urbanizmit, Ardian Olluri pritën në takim Kryeatrin e Shoqatës se Ndërtuesve, Faton Hoxha me përfaqësues.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri tha se takimi u zhvillua në lidhje me dy çështje për lëndët të cilat kanë mbetur në gjysmë nga pranimet teknike dhe për sigurinë në vend punishte.
“E para ka të bëj me ato që deri tash janë njohur si pranime teknik,e inspektimi final dhe certifikata e pranimit, diskutuam për procedurat që janë ndjekur deri tani për lëndët që kanë mbetur dhe si do procedohen më tutje”.
“…gjatë javës së kaluar ka filluar inspektimi në terren për 13 lëndë që kanë qenë të mbetura, nga to lënda e 7 kryhet sot dhe 6 të tjera mbesin për të u kryer deri të premten, pas këtij inspektimi komisioni për inspektim final do kthehet ne zyrë për të verifikuar dokumentacionin e secilës lëndë”, tha Tahiri.
Tahiri tha se gjatë ditëve në vazhdim do shtohen inspektimet në këtë fushë dhe nëse ndërtuesi nuk e bën sigurinë do të merren masa ndaj tyre.
“Tema tjerë që u ngrit nga ana jonë drejt shoqatës së ndërtimtarëve që ta përcjellin te secili ndërtues është siguria në punishte, e keni parë që ka raste se ka leje ndërtimi kompania, fillon ndërtimi, por nuk i merr të gjitha masat e sigurisë dhe shkakton rrezik tek qytetarët sot kemi pas një rast të tillë që është gjobit punishtja dhe i është ndaluar puna”, tha Tahiri.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Faton Hoxha tha se ky takim është për të vazhduar bashkëpunimin me komunën e Prishtinës në të mirën e qytetarëve, përkundër bashkëpunimit jo të mirë që kishte kjo shoqatë me ish-drejtorin e këtij dikasteri.
“Ky takim i sotshëm është duke parë entuziazmin e drejtorit të ri si takim njoftues për të uruar detyrën e re kërkuam nga drejtori që me vazhduar me këtë intensitet duke u bazuar në memorandum e përbashkët që e kemi bërë me herët me kryetarin jemi të interesuar gjitha proceduarat me shkuar sipas ligjeve në fuqi”.
“Morën nga drejtori zotimin se do të intensifikohet puna në terren mbetet me u pa ne si drejtues shprehëm gatishmërinë me qenë shumë bashkëpunues në të mirën e qytetit”, tha ai.
“Intensifikimi i punës së inspekcion nuk është për kontrollin e sigurisë në punë, por për inspektime finale, me drejtorin e kaluar nuk kemi gjet gjuhë të përbashkët kemi pas takime por jo të këtij niveli, mënyra e komunikimit nuk jemi pajtuar për shumë gjera”, shtoi ai.
Hoxha tha se do të i inkurajoj drejtuesit e punishteve që mesazhin e Tahirit ta marrin seriozisht dhe të kenë sigurinë në vendin e punës, raporton EO.
“Ne si shoqatë jemi zotu për sigurinë në punë edhe para drejtorit se do i inkurajojmë gjithë drejtuesit e shoqatës dhe ndërtuesit tjerë që me iu përmbajte rregullave në fuqi”, tha ai.