Sigurimet shëndetësore priten të përfundojnë në vitin 2019, mungon koordinimi në mes institucioneve

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 11:57 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth problemeve në shëndetësi.

Ai tha se mjekët nuk mund të i koordinojnë oraret e tyre të punës sipas qejfit të tyre duke i përshtatur ato sipas nevojave të tyre dhe punëve që i kanë nëpër spitale private, raporton Ekonomia Online.

“Oraret e mjekëve nuk janë sipas qejfit të tyre, por sipas nevojave të pacientëve”, tha Ismaili.

Ismaili tha se mjekët dhe specialistët e diplomuar në Kosovë janë në disproporcion me njëra-tjetrën, por se ministria e Shëndetësisë po mundohet që të gjithë të diplomuarit të jenë të punësuar në shërbime mjekësore publike.

Ismaili tha se sigurimet shëndetësore priten të përfundojnë deri në vitin 2019, mirëpo ky proces është mjaft i vështirë pasi që koordinimi në mes institucioneve po mungon.

“Sigurimet shëndetësore do të përfundojnë deri në 2019-ten, janë përpjekje të mëdha pasi që janë në mes dy institucioneve të ndryshme dhe që asnjëherë deri më tani nuk kanë kontaktuar me njëri tjetrin”, tha ai.

Të ngjashme