Policia në Rahovec ka arrestuar një person i cili ka kanosur me armë një tjetër.
Rasti ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
I dyshuari ishte sigurim në një market, ndërkaq pas mosmarrëveshjes rreth bllokimit të rrugës, kishte kanosur me fjalë dhe me armë viktimën.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator me katër fishekë.
“Fsh. Ratkoc, Rahovec, 30.12.2021-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, punëtor i sigurimit te një marketi, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me bllokimin e rrugës kishte kanosur me fjalë dhe me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator me katër (4) fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.