Pas Kroacisë dje, një tjetër skuadër Ballkanase, Serbia e nisi me fitore aventurën në Botërorin “Rusi 2018”.
Në sfidën e parë të Grupit E, ka mjaftuar një gol i shënuar nga Aleksandër Kolarov në minutën e 53-të, që Serbia të marrë 3 pikët dhe përkohësisht kreun e renditjes.
Mbrojtësi i Romës dhe njëkohësisht kapiteni i Serbisë, ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga rreth 30 metra distancë, duke e dërguar topin në rrjetë.
Botërori do të vijojë sot me dy sfida të tjera, Gjermani-Meksikë në orën 17:00 dhe Brazil-Zvicër, në orën 20:00.