”Simiq dhe Petroviq lajthitën Kryeministrin Mustafa, ndoshta iu ndihmoi një shqiptar”

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 08:07 | Nga

Njohësi i rrethanave tek partitë serbe në Kosovë, Fatmir Sheholli, ka thënë se Simiq dhe Petroviq, e lajthitën Kryeministrin Mustafa, duke bërë që ky i fundit të bëjë një hap në shkarkimin e Mariqit.

Njëkohësisht Sheholli shtoi se të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe, kanë marr vendime që të mos ta përfillin ministren e re Mirjana Jevtiq, njofton Klan Kosova.

”Në Beograd nuk ka fërkime, Vulini është pjesë e Qeverisë së Vuçiqit, këtu ka pasur disa çështje që tek tash do dalin në sipërfaqe”.

”Slavko Simiq bashkë me Petroviqin sipas gjitha gjasave, e kanë lajthitur Kryeministrin Mustafa, ndoshta me ndihmesën e ndonjë shqiptari, që gabimisht ka mund me këshillu kryeministrin që Lista Serbe po kthehet në Kuvend dhe duhet të shkoj Mariqi në shtëpi për shkak se atë ditë doli me Gjuriqin në një takim ku u mbajt që nuk pat leje ky i fundit të hyjë”.

”Kjo ka qenë lajthitje dhe Kryeministri ka marr një hap për Mariqin, nuk po them që ka bërë keq që e ka shkarkuar por për emërimin e ministres së re, besoj që Kryeministri është dashur ta shqyrtoj”.

”Kryeministri është konsultuar me Simiqin dhe Petroviqin dhe deputetët e Vulinit, kanë thënë të gjithë ‘’Po’’, por kam informacione që asnjë prej deuptetëve të tjerë të gjashtë që janë nuk janë konsultu prej Simiqit këtë e ka bë në krye në vete dhe këtu ka lind problemi”.

”Besoj që ministrja e re e zgjedhur, është shumë larg prej vullnetit të serbëve që ajo të jetë aty”.

”Sot kemi pasur një takim në Zveqan të të gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe, e të gjithë kryetarët kanë marr vendime që të mos ta përfillin këtë ministre, mos ta pranojnë në vizita”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme