Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, e ka këshilluar Kosovën që të dalë me deklarata më të ashpra dhe më të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Evropian, pas intervistës së shefit të BE-së në Kosovë për Ekonomia Online, ku tha se Qeveria Kosovës duhet të merret që t’i bind shtetet për liberalizimin e vizave.
Në një reagim në Twitter, Simmons ka thënë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.
“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE”?”, ka shkruar Simmons.
Bashkimi Evropian, ndonëse ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ende nuk ka marrë vendim që t’ua heq kosovarëve regjimin e vizave.
Ish-shefi i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka folur gjerë e gjatë për skandalet në misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Për këtë, ai kishte kërkuar të raportonte edhe në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit