Kanceri i mushkërive është njëri ndër të cilët brenda vitit merr më së shumti jetë.
Shkaqet që mund të çojnë në kancerin e mushkërive janë shumë, dhe ne i njohim pothuajse të gjithë: ajrin e ndotur, tymin, kimikatet e kështu me radhë.
Përveç simptomave të zakonshme, ekzistojnë edhe ato më të vogla për të cilat nuk do të kishit mundur kurrë të mendonit që do të mund të tregonin sëmundjen e tillë të rëndë.
Shenjat e mundshme përfshijnë këto si vijon:
1. Ënjtja e qafës dhe e fytyrës: Mund të tregojnë tumorin në mushkëri i cili shkakton presion dhe vështirëson qarkullimin e gjakut.
2. Majat e trashura dhe të rrumbullakuara të gishtave dhe thonjve.
3. Dhembja e kryqeve dhe e kërdhokullave. Kjo dhembje mund të tregojë që kanceri i mushkërive është përhapur në kocka.
4. Kolla e cila nuk pushon: Kolla e cila nuk tërhiqet më shumë se dy deri në tri javë duhet të verifikohet.
5. Lodhja kronike: Lodhja e cila nuk pushon as pas gjumit të mirë apo të kafesë së fortë mund të jetë simptomë e sëmundjes së rrezikshme, ndërkaq rezultat janë kimikaliet të cilat në gjake lirojnë tumorin.
6. Niveli i lartë i kalciumit në gjak: Kanceri mund të shkaktojë lirimin e kalciumit nga kockat në gjak.
Ndër simptomat e kancerit të mushkërive ka edhe dhimbje koke dhe dhimbje kockash, veçanërisht nëse ato janë të forta.
Shqetësohuni edhe nëse keni rënë në masë të muskujve, humbje të oreksit dhe kujtesës, sekrecione të bollshme të mukusit, me ngjyrë të ndryshme nga normale.
Sigurisht, e përsërisim, vuajtja nga këto simptoma nuk do të thotë se po vuani nga kanceri: shumë prej tyre mund të thonë diçka tjetër.
Por është gjithmonë mirë që të jeni nën kontroll dhe të mos nënvlerësoni asgjë: parandalimi mund t’ju shpëtojë jetën shumë më tepër sesa kujdesi.