Sina largohet nga Franca

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 09:58 | Nga

Plejmejkeri i Kosovës, Jaren Sina, ka përfunduar aventurën te skuadra Blois, që është e para në kategorinë e dytë franceze.

Bloisi të shtunën mbrëma fitoi ndaj Vichyt me shifrat 74:64 për të mbajtur vendin e parë.

Sina për 14 minuta lojë realizoi tri pikë, shkruan sot “Koha Ditore”. Sina ekipit francez iu bashkua në mes të janarit, pasi në vjeshtë për kohë të shkurtër ishte në Estoni.

“Ishte një përvojë e pabesueshme, që të jem në gjendje të luaj në një ligë të mrekullueshme në vitin tim të parë si profesionist. Ishte nder të isha pjesë e ekipit të vendit të parë dhe të ndihmoj në një edicion të veçantë. Të shtunën ishte ndeshja ime e fundit për faktin që lojtari që e kam zëvendësuar kthehet nga lëndimi. Po shikoj para drejt hapit të radhës në karrierën profesioniste”, ka thënë Sina. Në 14 ndeshje ai ka luajtur me mesatare prej 3,4 pikëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme