Sinani: Ministrat serbë bashkë me zyrtarë rusë në manifestime, Perëndimi nuk duhet të gabojë

Prishtinë | 09 Maj 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Evropës thotë se në Serbinë e sotme, kjo ditë ka veçantinë e saj jo vetëm me pjesëmarrjen e sotme të ministrave të Qeverisë së Serbisë në manifestime të përbashkëta me zyrtarët lokal rusë, ku jehon parulla: “Rroftë Putini!”.

Sipas saj, Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave, revizionizmit historik dhe mohimit të krimeve të luftës. “Siç u dëshmua së fundi, çdo ditë e më shumë po ulet mbështetja për Bashkimin Evropian në Serbi. Perëndimi nuk duhet të gaboj për të pranuar vende të reja që nuk janë demokratike. BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo shton se dita e Evropës në Serbinë e sotme karakterizohet me mungesën e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, sipas vlerave evropiane. BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave, vijon Sinani. “E këtu veçohet shtypja e diskriminimi shtetëror ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi. Pa përmirësimin e të drejtave nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pa përmirësime në këto drejtime, Serbia vetëm ambicien deklarative zyrtare mund ta ketë evropiane. Urime Dita e Evropës!”, përfundoi Sinani.

Të ngjashme