Pas miratimit të Ligjit për Pagat nga Kuvendi i Kosovës, shërbyesit civilë, Sindikata e Korporatës Energjetike e Kosovës si dhe Sindikata e Punëtorëve në Shërbimin Korrektues kanë kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ta kthejë këtë ligj në Kuvend.
Ndër të pakënaqurit me këtë ligj janë edhe Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT), kirurgët e Qendrës Klinike Universitare dhe mësimdhënësit e ciklit të ulët.
Mirëpo Thaçi ka lejuar që heshtazi ligji të konsiderohet i shpallur, pasi as nuk e ka nënshkruar atë dhe as nuk e ka thyer në Kuvend, shkruan gazeta Zëri.
Kështu tani disa prej këtyre sindikatave paralajmërojnë mundësinë e protestimit ose të futjes në greva, megjithëse e konfirmojnë se nuk janë të informuar mjaftueshëm me përmbajtjen e ligjit, si dhe me procedurat e me hyrjen në fuqi të atij ligji.