Sadiku dhe sindikalistët flasin për avancimin e shëndetësisë

Prishtinë | 05 Pri 2017 | 16:35 | Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë  Izet Sadiku, në kuadër të vazhdimit të dialogut social, zhvilloi sot takim me përfaqësuesit e Kolegjiumit të Drejtorëve të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Përfaqësuesit e FSSHK-së.

Në këtë takim temë e diskutimit ishte: rrezikshmëria në vendin e punës për pjesën e mjekësisë  primare, statuti i QKMF-ve si dhe  ri-licenimi i punëtorëve shëndetësor.

Në këtë takim u diskutua për formimin e grupit punues për hartimin e dokumentit për rrezikshmërinë në punë për nivelin primar,  duke pas parasysh se për nivelin dytësor dhe tretësor tashmë është hartuar një draft-dokument i tillë.

Po ashtu, në takim është diskutuar për Statutin e QKMF-ve, ku u vendos që të formohen grupet punuese, të cilat do të ri-shqyrtojnë nenet dhe të modifikohen në pajtim me Ligjin.

Në takim u vlerësua procesi i ri-licencimit të punëtorëve shëndetësorë deri më tani si dhe u konstatua se procesi është duke vijuar në pajtueshmëri me konditat e planifikuar të dala nga MSH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme