Sindikata e Doganës së Kosovës, për nder të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës, ka organizuar turnire në futboll të vogël, ping-pong dhe shah.
Kryetari i Sindikatës së Doganës, Ali Vitia, tha se ky organizim është i përvitshëm për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme. Ai falënderoi Doganën për mbështetjen e këtij aktiviteti.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje sportive ishin punonjës nga rajonet e ndryshme të Doganës, nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) si dhe KFOR-i.
Fitues të garës në futboll doli Drejtoria Rajonale e Podujevës; vendin e dytë e zuri ekipi i MPB-së, kurse të tretin – Inteligjenca e Doganës.