Sindikata e KEK-ut me protestë masive, këto janë kërkesat e tyre

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 11:28 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e re e KEK-ut ka protestuar para ndërtesës së këtij institucioni në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar pagën e 13-të, sigurim shëndetësor njëvjeçar, zbatimin e marrëveshjes kolektive, sigurimin e pajisjeve personale mbrojtjes për punëtorë si dhe mjetet higjienike.

Rafet Osmani kryetar i Sindikatës, tha se asnjëherë nuk janë për protesta mirëpo mosqasja e duhur e menaxhmentiti ka bërë që ata të dalin në rrugë.

“Qëllimi jonë nuk ka qenë me protestuar. Mirëpo kërkojmë nga menaxhmeti të ulet e të bisedojë me neve”.

Nënkryetar i Sindikatës, Nexhat Llumnica, tha se janë detyruar të dalin në për shkak të injorancës së drejtorit menaxhues, duke e quajtur “mendjemadh”, duke shtuar se kërkesat i kanë të arsyeshme.

“Duhet t’i tregojmë drejtorit menaxhues se përfaqësuesi sindikal nuk kërkon takim për me u takuar me ta, por kërkon takim për me i sqaruar kërkesat e punëtorëve”.

“33 njerëz kanë vdekur ende pa dalë në pension. E lusim Qeverinë e Kosovës që ta bëjë një listë të sëmundjeve profesionale”.

“I kemi kërkesat jashtëzakonisht të arsyeshme. Të gjitha kompanitë publike në Kosovë i kanë marrëveshjet kolektive ne nivel të ndërmarrjes, ndërsa KEK-U nuk e ka këtë marrëveshje. Andaj këtë menaxhment ne e quajmë mendjemadh”.

Kryetar i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se i mbështet kërkesat e protestuesve të KEK-ut.

“Pa ju Kosova është në terr e me ndihmën e tuaj ne ecim përpara. Kërkoj nga menaxhmenti që të ulet sa më parë me Sindikatën e të diskutoj për të drejtat e punëtorëve”.

“Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak se sa të drejtat elementare. Andaj edhe njëherë BSPK-ja është në mbështetje të plotë në kërkesat e juaja”.

Selatin Sadiku, përfaqësues i sindikatës tha se Rrezarta Pllana kryesuesja e Bordit në dy mandate i ka neglizhuar.

“Puna e saj me punëtorë e me sindikatë ka qenë me një shkresë formale që pajtohet me kërkesa të sindikatës. Po për fatin e keq  për dy mandate kurrë nuk ka gjetur kohë të na takojë”.

“Në KEK punohet me 3 ndërrime me 24 orë, kushtet e punës janë shumë të rënda dhe shkalla e rrezikut është shumë e madhe”.

“Menaxhmenti duhet që në vazhdimësi të na krijoj kushte sa më të mira në punë. Me skemën aktuale i kem 5 300 vende të punës, ne si punëtor kemi mbet me 3 600 punëtorë. Këtë vit 216 punëtor na kanë shkuar në pension”.

Ai tha se nëse kërkesat nuk merren parasysh do të vazhdojnë me veprime sindikale, raporton EO.

Këto janë shkeljet e pretenduar sipas tyre nga kompania.

Shkeljet nga Ligji i Punës:

1. Në rastin kur punëtori i ndërrohet vendi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore;

2. Pastaj orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas ligjit kurse punëtorët me ndërrime brenda muajit kanë më se paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla si dhe  nuk paguhen 50 % për qind në orë për punë gjatë fundjavës;

3. Me ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune, për vitin kalendarik.

Kurse pikat nga marrëveshja kolektive të cilat nuk kërkojnë kosto të lartë janë:

1. Një ditë pune, për ndërrimin e vendbanimit të punëtorit, gjegjësisht, familjes së punëtorit; deri në tri ditë pune, për fatkeqësitë elementare;

2. Nëse i punësuari, nuk i arrin rezultatet e përcaktuara në Kontratën  Punës, pa fajin e tij, atij i takon 100% të pagës bazë, për shembull te ne kur muaj i ka më pak se 22 ditë pune nuk e arrin pagën bazë;

4. Kompensimi i pagës gjatë largimit të përkohshëm Gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, të punësuarit i takon e drejta e kompensimit në pagë, në lartësi prej 50%;

5. Në rastin vdekjes së anëtarit të familjes së ngushtë të punëtorit të kanë drejt për ndihmë solidare nga dy paga.

Të ngjashme