Sindikata e Policisë takohet me Sveçlën, i dorëzojnë 14 kërkesa

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 11:08 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Policisë së Kosovës gjatë së mërkurës ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online. Në objektin e MPB-së ka hyrë Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri, i cili në këtë takim pritet të dorëzojë 14 kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive tjera, rreth përmirësimit të kushteve të punës.

NJSI-ja, si njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, po kërkon ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë. Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

Të ngjashme