Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është hequr lista e pritjes së pacientëve për stentim.
Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.
Këtë veprim të Ministrisë së Shëndetësisë e ka përshëndetur Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Kjo e fundit njëherit ka inkurajuar Ministrin e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës që të vazhdojë duke rritë shërbimin , dhe është zotuar se do të jenë bashkëpunues dhe në krah të çdo procesi që e përmirëson gjendjen në shëndetësi, transmeton Klan Kosova