Sindikatat e zhgënjyera për mungesë të sigurimeve shëndetësore, paralajmërojnë bojkot e greva

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 15:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikatat e ndryshme në vend, janë shprehur të zhgënjyer me institucione për shkak të mungesës së sigurimeve shëndetësore. Në tryezën e organizuar nga AAK-ja, sindikatat kanë kërkuar veprime të menjëhershme përkitazi me këtë çështje, derisa kanë paralajmëruar edhe bojkot e greva, raporton Ekonomia Online.

Krahas kërkesës për sigurime shëndetësore, sindikatat kanë kërkuar që të zbatohen të drejtat e tyre për skemat pensionale dhe njohjen e stazhit të punës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka pasur kritika ndaj institucione që këto dy ligje ende nuk janë votuar. Ai thotë se pa ligjin e pagave, është e kotë edhe të flitet për sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Pa ligjin e pagave nuk mund të diskutohen këto të dyja. Ligji për sigurime dihet që i domosdoshëm dhe është punuar në këtë ligj dhe pothuajse ishim afër por falë politikave tona ai ligj u kthye në pikën zero. Ai dokument ekziston te kryeministri Kurti për sigurime shëndetësore. Nuk kam parë në buxhet të këtij viti që kanë paraparë diçka. Jetike për popullatën janë ligji për sigurimin shëndetësor”, tha Syla.

E Ali Gashi nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka kërkuar nga GP e AAK-së që ta ngritin si shqetësim edhe në Kuvend.

“Është temë shumë shqetësuese pasi që një ligj që është miratuar nuk ka filluar të zbatohet, konsiderohet dështim total i qeverive me theks të veçantë kësaj qeverie. Kërkojmë që ta ngritni si shqetësim dhe të thirrni seancë të jashtëzakonshme. Rrahman Jashari ka përkrahjen tonë. Stop gjuhës diskriminuese”, tha Gashi.

Fitim Havolli nga Oda  e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se Sigurimi shëndetësor duhet të bëhet sa më shpejt, pasi sipas tij nuk mund të shkohet askund pa të.

Ai ka kërkuar që kjo çështje të shtyhet përpara nga ekspert dhe duhet të jetë edhe vullneti politik.

“Sistemin shëndetësor nuk e kemi ende. Nuk e di si do të ndodhin granatet 3 për qind. Një e di që sigurime shëndetësore duhet të kemi. Në secilin draft është copy paste. Domethënë sigurimi shëndetësor nuk është. Është shumë më mirë të minimizohen skemat pensionale. Sigurimi shëndetësor duhet të bëhet sa më shpejt sepse nuk mund të shkohet askund pa sigurim shëndetësor dhe duhet të shtyhet përpara nga ekspert dhe duhet të jetë edhe vullneti politik”, tha Havolli.

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK), tha se është i domosdoshëm sigurimi shëndetësor për policinë e Kosovë. Ai ka thënë se kjo çështje nuk është rregulluar për 23 vite.

Ai ka përmendur edhe sulmin e sotëm në veri të vendit, duke thënë se fatmirësisht pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shpëtuar falë veturat që i kanë pasur të blinduara.

“Për 23 vjet nuk ka sigurim shëndetësor dhe kjo çështje do të duhej të ishte rregulluar më herët. Kjo është e nevojshme edhe për gjithë qytetarët e vendit që të bëhet një sigurim edhe për zyrtar policor sepse rrezikojnë jetën e tyre  gjatë punës. Kemi sulmin e sotëm ndaj policëve  ku veturat i kanë pasur të blinduara sepse do të kishim zyrtar të vramë. Është kërkesë që për policinë të bëhet një sigurim qoftë edhe alternativ”, tha ai.

Të ngjashme