Sindikatës së Policisë së Kosovës i pranohet kandidatura për anëtarësim në CESP

Prishtinë | 08 Nën 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se i është pranuar kandidatura për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë, CESP.

“Në qershor të këtij viti kemi adresuar një letër interesi për anëtarësim në Këshillin Evropian të Sindikatave të Policisë CESP, ku me një mbështetje nga kryetari Ricardo Valadas dhe nga anëtarët e Byrosë, sa i përket Republikës së Kosovës dhe Statusit të saj në Këshillin e Evropës më 27-28.10.2022 në Samitin e Madridit – Spanjë u ra dakord dhe u votua nga anëtarët e Byrosë që Sindikata e Policisë së Kosovës mund të hidhet për votim në takimin e radhës së Komitetit Ekzekutiv për të marrë momentalisht Statusin e Vëzhguesit në CESP.

Më 04.11.2022 kur është bërë hapja e Lojërave Sportive në nder të policëve të rënë në detyrë, nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP), z. Marian Kicev, na u kumtua lajmi pozitiv se Sindikatës së PK-së i është pranuar kandidatura për anëtarësim në CESP”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Policisë thekson se sapo Kosova të marrë statusin e anëtarit në KE, çështja e bashkimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës me CESP do të vihet përsëri në rendin e ditës.

“Aktualisht dhënia e statusit të vëzhguesit për Sindikatën e Policisë së Kosovës u votua unanimisht nga anëtarët e Byrosë”, thuhet në njoftim.

Çfarë është Këshilli Evropian i Sindikatave të Policisë CESP

Objektivi i Këshillit Evropian i Sindikatave të Policisë CESP është të grupojë profesionistë të sigurisë, përvoja e të cilëve në terren i vendos ata në pozicionin e propozimit të zgjidhjeve adekuate dhe ndonjëherë alternative ndaj përgjigjeve institucionale.

Është një pikë për të ngritur këtë sfidë të guximshme, por thelbësore, krijimin e një Evrope të unifikuar, të ndërvarur dhe efektive të oficerëve të policisë.

Për të arritur në këtë pikë dhe me synimin për të përmirësuar misionin e shërbimit publik që u jepet punonjësve të policisë, CESP merr sfidën për të rivlerësuar funksionin e policisë falë organizatave sindikale përgjegjëse që e përbëjnë atë.

Pikërisht me këtë veprim CESP ka një veprim të drejtpërdrejtë në jetën e punonjësit të policisë. Për këtë qëllim ajo kryen studime krahasuese mbi organizatën e forcave policore evropiane.

Sinteza e eksperimenteve sindikale të anëtarëve të saj ku bëjnë pjesë më shumë se 400 mijë zyrtar policor të shteteve anëtare të CESP, synon të përmirësojë jetën dhe kushtet e punës së çdo punonjësi policie për t’i mundësuar atij sa më mirë të sigurojë sigurinë e bashkëqytetarëve të tij.

CESP ka pjesëmarrje aktive në punën e Këshillit të Evropës me anëtarësimin e saj në Komisionin e Përbashkët të OJQ-ve, po ashtu bashkëpunon në grupime të ndryshme të OJQ-ve dhe veçanërisht në fushat e ‘Të drejtat sociale, Karta Sociale Evropiane’, të ‘Shoqëria Civile në Evropën e Re’ dhe të ‘Të Drejtat e Njeriut’.

Të ngjashme