Singapori dhe Zvicra vendet më të mira për të punuar

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Jeni duke kërkuar një punë të re, pagë më të mirë dhe aventurë? Atëherë, Singapori vjen në krye të listës së vendeve më të mira për të punuar, jetuar dhe rritur fitimet, ndërsa Zvicra ofron rritjen më të madhe të pagave.

Sipas raportit vjetor të bankës HSBC, të ardhurat në Zvicër janë mesatarisht 203 mijë dollarë në vit, që është pothuajse dyfishi i mesatares botërore, kurse në SHBA kjo mesatare është 185 mijë dollarë, pasuar nga Hong Kongu me 179 mijë dollarë, Kina me 173 mijë dollarë dhe Singapori me 162 mijë dollarë, të cilat janë në krye të pesë vendeve.

Zvicra ka të ardhurat mesatare më të larta në botë me një mesatare prej 61 mijë dollarë, por është ndër vendet më të shtrenjta për të jetuar.

Sipas Indeksit Big Mac të The Economist, përcjell Telegrafi, një hamburger në Zvicër kushton 6.6 dollarë krahasuar me 5.5 dollarë në SHBA dhe do të thotë se franga zvicerane u mbivlerësua me 18.8 për qind.

Qiraja në një apartament me dy dhoma gjumi në Cyrih ose në Gjenevë kushton 2,000 dollarë në muaj, ndërsa ushqimi për një person në muaj kushton 458 dollarë.

Fitimet mesatare në Singapor janë 162 mijë dollarë apo 56 mijë dollarë më shumë se mesatarja botërore.

Njëjtë si Zvicra, kostoja e jetesës në këtë vend është e lartë. Gjysma e personave, të anketuar, në Singapor nuk janë në gjendje të blejnë një shtëpi apo të marrin me qira një apartament me një dhomë gjumi, e cila kushton më shumë se 3,300 dollarë në muaj. Një hamburger Big Mac kushton 5.80 dollarë, ndërsa sendet ushqimore për një javë do t’iu kushtojnë rreth 145 dollarë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme